• Kreu
  • Lajme & Evente
  • Skuadra Jonë
    • Stafi Administrativ
    • Cikli i Ulët
    • Cikli 9-Vjeçar
    • Gjimnaz
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

Kampi Veror për fëmijë “NUMANI”

  • Home
  • Lajme & Evente
  • Uncategorized
  • Kampi Veror për fëmijë “NUMANI”
Diskutim Libri
June 6, 2021
Promovim i Libirit “Nëna e Paqes”
June 17, 2021
June 7, 2021
Categories
  • Uncategorized
Tags

Shqetësimi ynë nuk ka qenë vetëm dija tek fëmijët. Ne duam që ata të jenë të mbushur plot me dije, por nga ana tjetër duam që ata të shijnë edhe fëmijërinë me lojëra dhe veprimtari të ndryshme. Të kalojnë një kohë të bukur sëbashku me njëri-tjetrin. Psikologët rekomandojnë që fëmijët të jenë aktivë dhe të jenë në marrëdhënie me fëmijë të tjerë . Kjo ndihmon në rritjen e tyre në formën e një rritje të shëndtshme; kështu që për ne ka një rëndësi të madhe edhe kjo pjesë.

Gjatë vitit shkollor, ata kalojnë një kohë të ngarkuar me mësime dhe le të themi se kjo është një “punë” nga e cila ata kërkojnë pak shplodhje. Arritjet e tyre në mësime e meritojnë një kohë pushimi në një kamp ku ka plot aktivitet dhe lojëra që e mbushin ditën e tyre. Duke marrë parasysh këto, ne menduam që t’i argëtojmë fëmijët me lojëra, me veprimtari të ndryshme, me kërcime, art dhe çdo veprimtari e cila jo vetëm i argëton, por që nxit gjithahtu edhe krijimtarinë e tyre e cila është tepër e mirë dhe e zhvilluar.

Të jesh fizikisht aktiv do të thotë të lëvizësh mjaftueshëm për të marrë frymë thellë dhe shpejt, të ndjehesh i nxehtë dhe të djersitesh. Ushtrimi është jetik për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve. Aktiviteti fizik ndihmon në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave, muskujve dhe nyjeve të shëndetshme. Mund të ndihmojë në mbajtjen e një indeksi të shëndetshëm të masës trupore dhe të zvogëlojë rrezikun e diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës më vonë gjatë jetës. Mund të ndihmojë fëmijët të flenë shpejt dhe të flenë mirë.

Përtej përfitimeve për trupin, aktiviteti fizik gjithashtu rrit shëndetin mendor dhe të sjelljes së fëmijës. Rrit entuziazmin dhe optimizmin e fëmijës dhe rrit vetëvlerësimin, performancën në shkollë, vëmendjen dhe sjelljen. Gjithashtu ul ankthin, tensionin dhe depresionin. Ai gjithashtu mund të nxisë punën në ekip dhe miqësinë kur është pjesë e një sporti të organizuar.

Ne mendojmë për fëmijët tuaj që të gëzojnë një shëndet të mirë mendor, social, fizik. Ne duam që fëmijët të vijnë të gëzuar (dhe prindërit t’i sjellin me gëzim) dhe të largohen të kënaqur (dhe prinderit të ndjehen të kënaqur për të dhënë një vlerëim të mirë)

Share
1
design
design

Related posts

March 5, 2025

Pergatitja e nxenesve per testin nderkombetar PISA


Read more
July 7, 2021

Matura 2021


Read more
June 20, 2021

Festa e Grurit


Read more

Comments are closed.

Rreth Nesh

Jemi një shkollë me një përvojë mbi 20 vjeçare. Përpiqemi që çdo kohë të jemi bashkëkohor duke përditësuar sistemet tona mësimore. Duam të sjellim tek ju një sistem të mirë-kualifikuar dhe përditësuar pët të bërë të mundur që nxënësit tanë të marrin një mësim të kualifikuar në kushte bashkëkohore

Misioni ynë

Misioni ynë është që të nxjerrim studentë të kualifikuar dhe të aftë për tregun e punës. Duke i bërë të aftë jo vetëm për brenda vendit, por drejt një synimi evropian dhe perëndimor. Duke i kualifikuar ata për një treg të jashtëm gjithashtu. Zgjidhni shkollën jopublike Numani. Me ne, suksesi është i garantuar

May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
« Mar    
May 2025
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
« Mar    
© 2025 Shkolla Numani. All Rights Reserved. Muffin group