Ishte një rrugë e gjatë për ta për më shumë se 12 vite. Në këtë 12 vite ka pasur ulje dhe ngritje por e rëndësishmja është që synimi i tyre ka qenë për ecur lartë. E dimë mirë që për ta nuk kanë qenë e lehtë dhe se me disa kemi qenë në këtë udhëtim pë një kohë të gjatë. Ka qenë kënaqësi që t’i shoqëronim këta studentë të mrekullueshëm drejt rrugës së suksesit.
Ditë për ditë kemi punuar fort dhe ne si shkolla Numani jemi përpjekur që të garantojmë çdo arritje të tyre duke ju ofruar kushtet bashkëkohore për t’i bërë ata më të mirët e tregut. Mundi i çdo kujt, nuk duhet të shkojë dëm. As mund i prindit, as mundi i mësueseit, as mundi i Shkollës Numani. Kjo është një betejë e cila kurorëzohet me fitore në këtë ditë të maturës.
Këto janë fjalët e drejtoreshës së shkollës Numani, Suzana Rama Numani, të cilat ishin fjalë zemre, drejtuar gjimnazistëve të shkollës Numani të cilët sot u diplomuan për arritjet e tyre: “Të dashur maturantë, ne krenohemi me ju, me arritjet tuaja, me formimin tuaj qytetar e shkencor. Krenari, dashuri, lot gëzimi dhe ndarjeje.Qofshi përherë të gëzuar, të bekuar dhe suksesi ju ndjektë ngado”
Me këto fjalë zemre të drejtoreshës, duam të mbyllim këtë postim duke ju uruar studentëve tanë arritje të mëtejshme duke dashur që ata të jenë më të mirët kudo që të shkojnë. Zoti ju bekoftë!